A jane femijet me pak te ndjeshem ndaj infeksionit te Covid-19? – Dr. Zhyljeta Gjikolaj
Shfaqja e coronavirus (Covid-19) ne fund te vitit te 2019 ,eshte bere kercenim per shendetin publik ne mbare boten.
Vetvetiu lind pyetja: A preken femijet nga infeksioni i Covid-19?
Pergjjgja eshte po. Edhe femijet mund te infektohen nga coronavirus.
Te dhenat tregojne qe deri me date 25 Mars, ne Itali ,mbi 69 mije persona jane prekur nga coronavirus, per sa i perket me te vegjelve, po rreth asaj date kane qene me pak se 400 femije te infektuar qe do te thote rreth 0,05% e totalit. Deri atehere nuk eshte konfirmuar asnje vdekje per sa i perket moshes 0-9 vjec apo te moshes 10-19 vjec. Kjo eshte nje shenje e mire qe mund te qetesoje prinderit dhe gjysherit , por nese tek femijet mund te kete shfaqje te sintomave duhet me patjeter te njoftohet pediatra dhe vetem ne raste te renda eshte e keshillueshme ti drejtohen spitalit.Tek femijet infeksioni nga coronavirus shfaqet me te njejtat sintoma qe shfaqin te rriturit: temperature e larte ,kolle,gulcim,dhimbje kockash dhe muskujsh ,anosmi (mungese te shijes dhe nuhatjes) dhe shpesh here diarre.

Pervec te dhenave Italiane ekziston leterature e publikuar ne revisten Pediatrics te nje studimi i bere ne Kine.Ne kete studim jane perfshire me shume se 2100 femije, ku rreth 700 prej tyre ishin me djagnoze te konfirmuar me Covid-19 nga analizat e laboratorit. Ndersa pjesa tjeter eshte limituar duke u bazuar tek: sintomat ,afrimiteti me personat e infektuar,analiza gjaku ,radiografi te kraharorit. Rreth gjysma e femijeve perjetuan sintoma te lehta ( temperature,dhimbje fyti ,kolle, lodhje, kongjestion nazal (bllokim i hundeve),diarre .Me shume se nje e treta e femijeve kane zhvilluar pneomoni, te cilat ishin te karakterizuara me pak ose aspak veshtiresi frymarrjeje. Vetem 6% e femijeve zhvilluan sintoma me te renda nga Covid-19, ku 0,5% e tyre jane nenshtruar terapise intensive. Ndersa 13% e femijeve rezultuan asintomatik (pa sintoma) Sipas Shilu Tong qe eshte kordinator i studimit,femije te te gjitha moshave jane te ndjeshem ndaj ketij infeksioni. Per sa i perket manifestimit klinik,tek femijet rezulton te jete me i lehte se sa tek pazientet e rritur .
Por cilat mund te jene arsyet qe femijet jane me pak te prekur apo shfaqin sintoma me te lehta se sa te rriturit nga infektimi i Covid-19?
Nje nga arsyet qe hulumtuesit thone se femijet jane me pak te prekur sepse zakonisht nuk bejne udhetime internazionale, ndersa te rriturit udhetojne shpesh dhe mbi te gjitha per motive pune duke percjellur virusin nga nje shtet tek tjetri.
Nje tjeter arsye eshte politerapia tek pazientet qe kane me shume se nje semundje te cilat nderlikohen me rritjen e moshes. Femijet gezojne shendet te plote, ndersa tek te rriturit me kalimin e kohes mund te shfaqen nje seri semundjesh sic jane :semundjet e zemres, kardiovaskolare,tensioni i larte,semundja e diabetit,personat me sistem imunitar te dobet etj ,te cilat nderlikojne akoma me shume te gjedjen shendetesore tek keta paciente ne rast infektimi me Covid-19.
Duhanpiresit,nje tjeter kategori shume e ekspozuar ndaj coronavirus,pasi mushkrite e tyre jane cdo dite ne kontakt me substanza te demshme qe ndodhen ne cigare qe influenzojne funksionimin e mushkrive.Kjo vihet re sidomos per faktin qe shumica e duhanpiresve qe kane nje kohe te gjate ekspozimi daj tymit te cigares, jane te prekur me BPKO (bronkopneumonia kronike obstruktive) dhe diagnostikohen kur kjo semundje eshte ne faze te avancuar e cila pa dyshim sjell nderlikime pulmonare ne rast infektimi me coronavirus. Per sa i perket femijeve, ata kane mushkeri te shendetshme,nje aspekt i rendesishem qe ben me te efekshem reagimin imun ne rast infektimi nga Covid -19.Nje tjeter hipoteze eshte se receptoret ACE-2 ,te cilet supozohet qe virusi i shfrytezon per te hyre brenda ne qeliza me sa duket jane me pak te ekspozuar tek femijet e vegel se sa tek personat e rritur.
Keto studime tregojne qe femijet jane me pak te rrezikuar ndaj coronavirus,por kjo nuk do te thote qe rrreziku i infeksionit eshte zero.
PRANDAJ KINI KUJDES!
Femijet infektohen nga Covid-19 dhe gjithashtu mund te kene sintoma te lehta ose mund te rezultojne asintomatik ( te infektuar por pa sintoma) duke i bere ata trasmetues te fuqishem te ketij virusi te cilet mund ta percjellin tek personat me rrezikshmeri te larte qe mund te jene : te aferm me imunitet te dobet , prinderit ,gjyshet dhe gjysherit.
Nje fjale e urte Italiane thote: Me mire te parandaloni se sa te kuroni !
Prandaj ju ftojme te bashkepunojme se bashku duke respektuar ne menyre absolute rregullat per parandalimin e coronavirus dhe distancimin social ne te gjitha moshat!
Bibliografia:
1. Epidemiological Characteristics of 2143 Pediatric Patients With 2019 Coronavirus Disease in China Yuanyuan Dong, Xi Mo, Yabin Hu, Xin Qi, Fang Jiang, Zhongyi Jiang, Shilu Tong DOI: 10.1542/peds.2020- 0702
2. www.fondazioneveronesi.it
3. Lee P-I et al., Are children less susceptible to COVID-19?, Journal of Microbiology, Immunology and Infection, https://doi.org/10.1016/j.jmii.2020.02.011
Kam bebin dy muajsh une jam e infektume por as bebi nuk ndihet mirë po ashtu pak temperatur jam shummm e shqetsuar
Doktoresh si je te lutem jam nje nen e re 22 vjece e prekur nga covit tesh 2 dit , , kam djalin 5 muajsh dhe e ushqej me gji ,kam marr ilaqe a ndikojne ilaqet te gjidhenia , atja nderpres gjithenien , dhe te lutem nese femija preket nga covid ae kalon leht , sepse une po e vuaj shume