Coronavirus: Sa reziston virusi ne siperfaqe? – Inf. Endrid Pupa

Erdhen ditet e veshtira. Te gjithe ne po jetojme ankthin dhe trishtimin, qe askush nuk e kishte menduar. Ndoshta duhet te kthehemi pas ne kohe, midis lufterave e germadhave edhe pse na kushton shume. E megjithate, kjo eshte nje lufte, pa bombardime, pa rrenoja, me nje armik te padukshem, por qe na duhet t’a ndjejme. Ne dime shume tashme. Ky virus nuk leviz i vetem, ate e percjellim ne. Nese ne nuk levizim, nuk leviz edhe ai. Nuk eshte nje termet, nje meteorit, ndaj te cilit nuk mund te bejme asgje. Kjo situate eshte nje kercenim global, qe ne mund tà perballojme me sjelljen tone. Duke ditur kete, nese ne angazhohemi, mund te bllokojme perhapjen e infeksionit. Keshtu pra, fati eshte ne doren tone edhe nuk
mund te largohemi nga pergjegjesite tona. Duhet te rrime ne shtepi, te dalim sa me pak, te marrim te gjtha masat e duhura, per te mbrojtur veten dhe njerezit qe kemi prane. Eshte nje detyrim moral, shpirteror dhe
social per te gjithe ne. Me shume e njohim virusin COVID-19, me shume rriten dhe marrim masa kunder atij.

Shumë i dobishem në këtë drejtim eshte nje studim amerikan. Nder te tjera, aty vleresohet jo vetem aftesia e virusit qe duron ne kohe mbi disa lloje siperfaqesh, por edhe fuqia e tij per te infektuar njerezit. Ky studim
eshte shume i rendesishem, sepse pohon edhe njehere menyren sesi percillet tek ne virusi terthorazi nepermjet duarve tona. Studimi i publikuar ne ”The New England Journal of Medicine” shpjegon sa i qendrueshem eshte virusi ne siperfaqe. Ne veçanti, vemendje te madhe i kushtohet izolimit te virusit ne kater materiale: baker, karton, celik dhe plastike, duke kontrolluar ndryshimin e forces infektive te virusit ndersa oret kalojne. Kontrollet jane bere ne tempertatura mjedisi(21-23°C me lageshti 40%) kushte te cilat mund t’I gjejme qetesisht ne shtepine tone. Rezultati i arritur eshte interesant. Mbi baker edhe mbi karton aftesia infektive e virusit pergjysmohet pas dy ore, ndersa pas 5 oresh zhduket mbi baker dhe brenda 24 oreve mbi siperfaqen e kartonit. Me e gjate eshte kohezgjatja e virusit tek celiku, ku vihet re qe forca infektive e virusit, pergjysmohet brenda 6 oreve dhe zhduket perfundimisht brenda 48 oreve. Sa per plastiken kohet jane me te gjata: 8 ore per te pergjysmuar ngarkesen virale dhe 72 ore per te anulluar forcen infektive virale.
Ky studim na jep dy informacione te rendesishme: Duhet te lajme duart sa me shpesh kur prekim nje siperfaqe, materialet si plastika edhe çeliku jane nje pergjegjesi tjeter per ne dhe per fatin tone te mire, te lehta per t’u pastruar. Prandaj eshte shume e rendesishme qe ne shtepite tona, te pastrojme te gjitha siperfaqet dhe sendet me nje dizinfektant te zakonshem.
Ne perfundim eshte e rendesishme te vazhdojme te jetojme duke vene ne zbatim te gjitha masat mbrojtese;larja e duarteve shpesh, qendrimi larg
nga njeri-tjetri mbi nje meter. Veprime te vogla, qe bejne ndryshimin e madh kunder kesaj tragjedie njerezore.
Inf. Endrid Pupa