Covid-19: Asgje te re nga fronti i perendimit — Dr. Altin Palloshi
Routina vazhdon, e mbeshtjelle ne te paprituren e dites, e zymte dhe e qeshur njekohesisht, tinzare por e qarte. Edhe sot asgje te re… routina vazhdon.
Kur dal nga shtepia me duket surreale qe nuk ndegjoj zerat camarroke te femijeve te mi, zhurmen marramendese te Milanos adrenergjike, shungullimen e rrotave te tramit prane teje. Ne te kundert veshet pushtohen nga kenga e zogjve te mengjesit…=) edhe kjo surreale. Kthjellohem dhe mundohem te kujtoj nese e kam ndegjuar ndonjehere kengen e zogjve ne Milano… Nje sens paqe qe te qeteson.
Makina i drejohet spitalit, aty ku nderthuret dhimbja, mbingarkesa, riorganizimi, fobia, dyshimi, shpresa, forza, detyra e perditshmja. Eh dreq o pune, sa skomode te vishesh e te zhvishesh, kujdes kontaktet, kush eshte urgjent…ndoshta me mire ne divan prane televizorit edhe pse kockat e legenit fillojne te te kercasin. Ironi e fatit.
Mbledhja e mengjesit e cuditshme, nuk arrij dot te shoh buzeqeshjen e kolegeve tutje asaj perde qe quhet maske…eh dreq o pune. Por te gjithe jane aty (pothuaj te gjithe se ndokush eshte ne shtepi me temperature e ndoshta po shijon me shume kengen e zogjve te mengjesit =)…riorganizim sepse strukturat trasformohen ne menyre dinamike neper reparte…ngjan me valet e nje deti qe nga nje moment ne tjetrin do te te lage kembet.
Routina vazhdon. Covid, suspekt, grafi, skaner, urgjence, infakt, iktus, abdomen akut, tachipirine, antibiotic, lopinavir, clorochina, remdevsivir, tocilizumab, acetazolamid, oksigjen, cPAP, terapi intensive, fisologjik, glucosate (a i kemi te gjitha a mungojne a do vijne kur do vijne) … merr fryme dhe ec … je i sheruar…vetem kete dua te ndigjoj.
Dyshimet apo frikat sporadike por fiziologjike zvaniten ne routine…puna vazhdon… qeshjet dhe shakate spontane jane routine…dreq o pune qe nuk i shoh mire fytyren…mesa duket duhet te nderroj syzet. Routine me nje dimension tjeter emotive e organizativ.
Parkoj makinen para shtepise dhe zbres…qetesi surreale, ajri i paster nga mosndotja e perditshme… surreale. Hapat ndjekin njeri tetrin ne te njejtin segment qe eshte bere ..routine..drejt deres se pallatit…routine … Mendimet nderpriten nga kenge a musike qe del nga ndonje dritare si nga skena e Scale-s, me volum te larte qe te ndegjohet deri tek rruga tjeter…Routine…dreq o pune e gjithe la Scala vetem per ty, sa me fat qenkam.
Routina te mberthen prap, telefonata, miq, shoke paciente, te semure, temperature, kolle, tension, dhimbje, projekte, pyetje, kuriozitete … dreq o pune cdokush don nje ilac…ehh nje ilac qe te kuroje gjithcka..dhe shpejt…dhe sot. Dreq o pune po une nuk jam eksperti i antiretroviraleve dhe as i vaksinave por routina po na meson te jemi pratik…dreq o pune pratik per sot, praktik per tani. Ata me dhimbje te kockave te legenit me ankojne marrje fryme por nuk eshte e vertete, e ndoshta me qahen se nuk i pelqen qe ti dhembin kockat e legenit…tashme routine…ku e di ne cfare kanali televiziv apo social jane sintonizuar. Nuk kane dhe faj…routine.
Para se dushi te me heqe lodhjen hedh nje sy informacioneve ne media e social, aq sa mund te metabolizoj une ne aq pak kohe qe mbetet. Atehere, kuptoj qe superekspertet dhe supermediat dhe superreporteret pseudo apo te vertete tashme kane “qartesuar gjithcka” =)…routine. Nuk ka me vend per maskat, syzet dhe kemishat e infektuara te sanitareve, infermiereve e mjekeve tashme te hedhura ne kosh mbas punes… routine… te bejne dush. Anestesisti e intensivisti ndoshta nuk kane kohe as per dush dreq o pune …routine.
Nga ballkoni admiroj corso-n … i zbrazur ne raport me te zakonshmen. Mendoj se njerezve nuk ju shpjegua ne fillim se cfare eshte kjo semundje…routine…se vetem po kuptove dhe pranove ate qe kupton mund te jesh i qete, objektiv, i vendosur…mendim tashme routine.
Qetesia thyhet nga nje himn qe ndegjohet me volum te larte nga nje ballkon perballe…marr fryme, ajri eshte me i paster se zakonisht. Nga ballkoni shoh alpet, nuk i kam pare kurre kap qarte e kaq afer edhe ne ditet me te kthjellta. Me pelqen. Neser do kthehemi ne routinen tone te perditshme, me besim qe ta fshijme fjalen routine nga kontekstet e tjera. Ndoshta do me mungoje kenga e zogjve te mengjsit ne rruget e zbrazura te Milanos.
Dr. Altin Palloshi
Zoti ju dhente shendet dhe force per te vazhduar misionin tuaj fisnik👏👏👏
Uaauuu sa e vertete ,mu mbushen syte me lot 🥺🥺forca doktorreve ,,herojnte e kohrave moderne
Doc. E lodhshme dhe e vështirë rutina juaj por shumë fisnike. Ndersa un mundohem të adoptoj rutinën e të ndenjurit mbyllur në shtëpi për aq kohë sa ju mjekët e shihni të nevojshme. Respekte!
Bravo dr Altini. Gjithmone e ke treguar veten qe je shume i prekupuar ne ndihmen per bashkombasit e tu, konkretisht ne spitalin e Elbasanit kur dhuruat aparaturat diagnostikuese te kardiologjise.
Te pershendet ing. Ardian Shkelzeni nga spitali Elbasan.
Sinqerisht shpresoj ti rezistoni kesaj beteje deri ne fund. Sot lexova gazeten 3 Mjekë ne Britisch London kan vdekur nga prekja e pacienteve. Pra Zoti ju dhente kurajo edhe force. Rrespekt per punen qe beni