Eltion Shpani flet për MilanoMedical në revistën prestigjoze “Elsevier”

Një revistë prestigjoze dixhitale me informacione mbi “Infermierinë Speciale Covid-19” të shtëpisë botuese Elsevier, e spezializuar për botime të librave mjeksore. Këtu pata mundësinë të shprehja mendimin tim për temën “Covid-19” përmes një interviste me titullin: praktika klinike e përditshme në anestezi dhe kujdesi intensiv – intervista e një Infermieri.
Në këtë artikull intervistohet Eltion Shpani, infermier i anestezisë dhe kujdesit intensiv në një klinik ne Mynih, ku punon edhe me pacienta të infektuar me Covid-19. Ai tregon mbi trajnimin special të pacientave me Covid-19 dhe se si klinika u ristrukturua posaçërisht për pacientët e infektuar nga Covid-19. Nje pikë e rëndësishme e intervistës janë informacionet, që Eltion Shpani paraqet ne kete reviste mbi mjekët e portalit „milanomedical.eu“. Një portal në internet me specialist mjeksie të rangut të lartë , veçanërisht me origjinë shqiptare, që praktikojnë në Itali e mbar botës. Ata ndihmojn në mënyrë vullnetare pacientët shqiptare. Gjithashtu brenda në këtë rrjet specialistesh mjeksie ndahen informacionet dhe eksperiencat aktuale mbi temen „Covid-19“. Nëpërmjet këtij rrjeti në formë “konsullate telemjeksie” marrin edhe kolegët e mjeksisë ndihmë për një trajtim sa më të mirë të pacientëve, si edhe për të ruajtur veten e familjen nga Virusi.
Revista „Sondermagazin Pflege Special Covid-19“ publikohet nga shtëpia Botuese Elsevier. Shtëpia Botuese Elsevier është një kompani globale, që analizon dhe publikon literaturë universitare mjeksie.