• FAQ
[email protected]
HealthFlex
×
  • Home
  • Chi Siamo
  • Blog
  • Contattaci

Kujdesi dentar gjate emergjences Covid19: Keshilla per pacientin – Dr. Onalda Dai dhe Dr. Lorena Karanxha

Kujdesi dentar gjate emergjences Covid19: Keshilla per pacientin – Dr. Onalda Dai dhe Dr. Lorena Karanxha
Aprile 24, 2020Aldion DoggaCovid-19CoronavirusCovid-19koronavirusSARS-CoV-2
Dr Onalda Dai

Ne Shqiperi, si edhe ne shumicen e shteteve te prekura nga pandemia,  klinikat dentare jane te mbyllura ose ofrojne asistence vetem per rastet emergjente. Nje emergjence dentare konsiderohet nje situate e cila mund te jete e rrezikshme per jeten e pacientit ose mund te demtoj ndjeshem cilesine e jetes se tij. Te tilla jane: Hemoragjia e pakontrolluar, nje infeksion me edeme brenda ose perreth gojes, nje traume e rendesishme e indeve te buta ose te forta, nje dhimbje e forte dhembi qe zgjat shume dhe nuk ndalon pas perdorimit te analgjezikeve. Ne te tilla raste paraqitja e pacientit ne sherbimet e urgjences dentare eshte e domosdoshme.

Ne cdo situate tjeter, behet e rendesishme  pershtatja e sjelljeve qe shmangin domosdoshmerine per tu paraqitur ne sherbimet e urgjencave dentare, nepermjet parandalimit dhe menaxhimit shtepiak te problemeve dentare.

Dr Lorena Karanxha

Instrumentat parandalues jane te njejtet qe vlejne ne cdo situate, por qe marrin nje rendesi te vecante ne kushtet e nje emergjence pandemike:

  • Nje higjiene e mire e gojes 
  • Konsumimi i vakteve ushqimore te rregullta, duke shmangur vaktet e ndermjetme te sheqerosura
  • Shmangia e ushqimeve te forta qe mund te shkaktojne thyerje te dhembeve apo renie te mbushjeve.
  • Perdorimi jo agresiv i fillit dentare per te mos shkaktuar renie te mbushjeve jo te qendrueshme.

Ne rastet kur jemi perballe nje problemi dentar, konsultimi me mjekun tuaj stomatolog eshte thelbesor per menaxhimin e mire te problemit. Disa rekomandime per menaxhimin e te tilla problemeve ne kushte shtepie jane si vijon:

Dhimbje dhembi: Rekomandohet perdorimi i Paracetamolit 1000mg ne rast dhimbje (jo me shume se 2000 mg ne dite) dhe shmangia e ngacmimit direkt te dhembit  nga ushqimet.

Irritim i mishrave te dhembeve: Permiresimi i furcimit te dhembeve shpesh e permireson situaten. Gjithashtu berja e gargareve me uje te vaket me kripe dhe perdorimi i ujit oksigjene me pak pambuk mbi mishrat e dhembeve, e lehteson irritimin.

Probleme me aparatin per drejtimin e dhembeve:

Aparatet funsionale: Nese pacienti  eshte duke perdorur nje aparat funksional per modifikimin e rritjes se nofullave dhe ka probleme me mbajtjen e tij, per shkak se ndjen dhimbje ose per shkak se aparati nuk qendron mire ne goje, keshillojme ta nderprese perdorimin e tij deri ne fund te emergjences. 

Maskerinat transparente: Keshillojme qe pacienti te vazhdoj normalisht mbajtjen dhe nderrimin e maskerinave deri tek numri i fundit qe i eshte dorezuar dhe te mbaj maskerinen e fundit deri ne perfundim te emergjences. Nese e humbet ose e demton maskerinen, keshillojme te kthehet tek maskerina paraardhese ose te provoj te vendos maskerinen pasardhese nese eshte e mundur.

Aparatet fikse me braketa: Problemi me i shpeshte qe ndodh me braketat eshte shkeputja e tyre nga siperfaqja e dhembit. Nese pacienti ndjen qe braketa e ka humbur kontaktin me siperfaqjen e dhembit por eshte akoma stabel, keshillojme ta mbaj keshtu pa bere asgje. Nese braketa ka shume levizshmeri, pacienti duhet te perpiqet ta heq. Nese braketa ose nje pjese e harkut te aparatit shkakton irritim te mukozes ose mishrave te dhembeve, keshillohet te mbullohet siper me dyll ortodontik qe mund te blihet ne farmaci.

Frakture e dhembit:  Nese ndodh nje goditje e dhembit me shkeputje te nje pjese ose te gjithe dhembit, eshte shume e rendesishme te ruhet fragmenti duke e futur ne nje gote me qumesht ose me uje. Menjehere me pas duhet telefonuar mjeku juaj stomatolog qe do t’ju  udheheq ne hapat e mepasshem. 

Shkeputja e nje kurore ose ure porcelani te ngjitur: duhet bere perpjekje per ta rivendosur ose pa asnje ngjitese nese eshte stabel, ose me ngjitesin e protezave te levizshme. Kujdes: mos perdorni ngjites te forte.Probleme me protezen e levizshme: Nese levizshmeria e protezes rritet, keshillohet perdorimi i ngjitesit specifik per protezen qe mund te blihet ne farmaci. Nese proteza thyhet, nuk rekomandohet ngjitja me metoda shtepiake pasi mund ta bej protezen te parekuperueshme.

Add Comment Cancel


Articoli recenti

  • Kerkese per profesioniste ne sektorin e shendetesise – Richiesta profesionisti sanitari
  • Për të gjithë Mjekët dhe Infermierët Shqiptarë, me një diplomë të njohur në Itali
  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus
  • Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj
  • Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti

Categorie

  • Covid-19
  • Uncategorized

Tag

amígdala ankth Coronavirus Covid-19 femijet frike hiperaktivizim hipoaktivizim koronavirus psikologji SARS-CoV-2 sistemi nervor autonom

MilanoMedical rappresenta un gruppo di specialisti medici milanesi di grande esperienza e professionalità che operano nei migliori ospedali e strutture mediche lombarde.

(+39) 0299248625

[email protected]

Via Meravigli 18, 20121 - Milano

Approfondimenti

  • Chi Siamo
  • Blog
  • Milano për Shqipërinë
  • Contattaci

Ultime Notizie

  • Kerkese per profesioniste ne sektorin e shendetesise – Richiesta profesionisti sanitari Apr 4

    Në vazhdim të periudhës së vështirë të krijuar nga Pandemia...

  • Për të gjithë Mjekët dhe Infermierët Shqiptarë, me një diplomë të njohur në Itali Feb 26

    Në kuadrin e bashkepunimit të Ministrisë së Shtetit për Diasporen,...

  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus Giu 29

    Ministri Speranza: “Një ndryshim që mund të ndikojë në dispozitat...

Copyright © 2020 MilanoMedical. Tutti i diritti sono riservati.
MilanoMedical - Virtual Hospital Odv - C.F. 97868470150
Termini di Servizio - Privacy Policy
Questo sito web usa i cookie - tecnici e di sessione - per migliorare la vostra esperienza d'uso
Cliccando su un qualsiasi link della pagina, dai il consenso ad usare i cookie.
CookieOk
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Sempre abilitato
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
ACCETTA E SALVA