• FAQ
[email protected]
HealthFlex
×
  • Home
  • Chi Siamo
  • Milano për Shqipërinë
  • Blog
  • Contattaci

Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj

Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj
Maggio 20, 2020Altin PalloshiCovid-19CoronavirusCovid-19koronavirusSARS-CoV-2

Syri i jep trurit rreth 90% të informacioneve mbi botën që na rrethon dhe përfaqëson një nga rrugët më kryesore të komunikimit në fazat e rritjes së fëmijëve. Vëzhgimi i lëvizjeve të ndryshme në mjedisin e jashtëm dhe komunikimi nëpërmjet të parit me prindërit janë baza e zhvillimit konjitiv të fëmijës, i cili duke u rritur mëson të imitojë ato që sheh.

Dr. Eralda Hysenj

E pra, është tepër e rëndësishme të sigurohemi që fëmija të ketë një të parë korrekt, veçanërisht përpara periudhës së fillimit të shkollës. Prania e defekteve të të parit, të panjohura më parë, ndikon në të mësuarit dhe në rendimentin shkollor.

Të parit zhvillohet me të njëjtin hap me rritjen e fëmijës, i cili duke mos pasur eksperiencën e duhur për krahasim, nuk kupton e si rrjedhojë nuk shfaq asnjë lloj shqetësimi apo vështirësie. Kështu që më herët edhe nga specialisti, prindërit mbeten “mjeku i parë” në gjendje të njohë sjellje të veçanta apo probleme të fëmijës. Ai mund të kompensojë çdo defekt të të parit, qoftë ky edhe i rëndë, duke u sjellë njësoj si fëmijët e tjerë pa lënë dyshime tek të rriturit.

Një moment i rëndësishëm për studimin e rritjes së fëmijëve është kalimi në moshën shkollore. Shumë sëmundje të të parit shfaqen vetëm në moshë të vogël. Maturimi i qelizave të trurit që rregullojnë dhe kontrollojnë procesin e të parit ndodh në 10 vitet e para të jetës.

Fillimi i shkollës është momenti kur dalin në pah problemet: fëmija i afrohet shumë fletoreve edhe librave, nuk fokuson me saktësi imazhet, nuk shkruan në mënyrë korrekte, ka dhimbje koke mbas një përdorimi të lodhshëm të syve dhe nuk arrin të përqendrohet për një kohë të gjatë. Në këto raste është e këshillueshme një vizitë tek specialisti.

Njohja e shenjave të para është shumë e rëndësishme për diagnozën e hershme të defekteve të të parit ose sëmundjeve të syve. Hapi i parë për të ndërhyrë është të vëzhgojmë me kujdes të gjitha sinjalet (fizike/të sjelljes) që të vegjlit manifestojnë në mënyrë të pavetëdijshme: fërkimi i shpeshtë i syve me duar, pozicione jo korrekte të kokës, sy të skuqur, bezdi ndaj dritës, qafa e ngrirë, lotim i shpeshtë, shikim i humbur dhe mungesë interesi në përgjithësi, vështirësi për të ndjekur dhe kapur objektet në lëvizje, shpesh bie/pengohet dhe ju afrohet shumë objekteve për ti parë. Të gjitha këto sinjale duhet ta shtyjnë prindin ti drejtohet një specialisti për diagnozën dhe trajtimin korrekt, në praninë e një sëmundjeje apo problemi.

Ambliopia, miopia, ipermetropia, astigmatizmi, strabizmi dhe katarakta e lindur janë disa nga sëmundjet që ndeshen më shpesh në fëmijëri, të cilat mund të shfaqen në moshë shumë të vogël. Rreth 12% e fëmijëve kanë defekte të të parit në vitet e para të jetës. Ambliopia (syri dembel) ndeshet në gati 2% të popullsisë së përgjithshme.

Faktori kohë është çelësi që na lejon të arrijmë rezultet më të mira.

Zbulimi i herët i problemeve dhe trajtimi i menjëhershëm i tyre nga ana kirurgjike, me përdorim syzesh/lentesh dhe me ushtrime për riedukimin e të parit ndihmon të mbrojmë dhe përmirësojmë shikimin dhe shëndetin e syve të fëmijëve.

Dr. Eralda Hysenj

Materiali: Courtesy of Prof. Paolo Nucci

Add Comment Cancel


Articoli recenti

  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus
  • Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj
  • Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti
  • Covid-19: Dezinfektuesit dhe pastruesit – Dr. Edlira Pogace
  • Eltion Shpani flet për MilanoMedical në revistën prestigjoze “Elsevier”

Categorie

  • Covid-19

Tag

amígdala ankth Coronavirus Covid-19 femijet frike hiperaktivizim hipoaktivizim koronavirus psikologji SARS-CoV-2 sistemi nervor autonom

MilanoMedical rappresenta un gruppo di specialisti medici milanesi di grande esperienza e professionalità che operano nei migliori ospedali e strutture mediche lombarde.

[email protected]

Galleria Buenos Aires 16, 20124 Milano (Italy)

Approfondimenti

  • Chi Siamo
  • Blog
  • Contattaci

Ultime Notizie

  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus Giu 29

    Ministri Speranza: “Një ndryshim që mund të ndikojë në dispozitat...

  • Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj Mag 20

    Syri i jep trurit rreth 90% të informacioneve mbi botën...

  • Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti Mag 8

    Çfarë efekti ka stresi mbi sistemin imunitar dhe cilat janë...

Copyright © 2020 MilanoMedical. Tutti i diritti sono riservati.
MilanoMedical - Virtual Hospital Odv - C.F. 97868470150
Termini di Servizio - Privacy Policy
Questo sito web usa i cookie - tecnici e di sessione - per migliorare la vostra esperienza d'uso
Cliccando su un qualsiasi link della pagina, dai il consenso ad usare i cookie.
CookieOk
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessario
Sempre attivato

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non necessario

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.