Milano për Shqipërinë

Spitali Virtual në shërbim te Shqipërisë

“Milano për Shqipërinë” është një iniciativë online e ideuar nga një grup miqsh në Milano se bashku me MilanoMedical. Ky spital virtual synon të jetë një mbështetje shtesë për popullaten në këto momente të vështira e të jetë një komplement i punës së palodhur të kolegëve në Shqipëri duke ofruar asistencen dhe përvojën e vazhdueshme milanese.

Grupi i miqve që perqafoi këtë projekt te inspiruar nga Dr. Altin Palloshi shpreson që ti bashkëngjiten sa me shumë bashkëkombas anëmbanë botës të cilet e ndjejne veten të nevojshëm në këtë situatë emergjente.
Remedia et Vitae

Ju pergjigjemi brenda mundesive, ne varësi te fluksit te kerkesave.

Skenari dhe Racionalja

Pandemia aktuale është një “luftë” socialo-sanitare kundër një armiku të padukshëm, sikurse në të shkuarën, njerëzimi është përballur. Ajo karakterizohet nga një rrjedhë ngjarjesh që përfshijnë shëndetin publik, shoqërinë, individin, stilin e jetës, ekonominë etj. Kush ndodhet sot, në frontin e kujdesit, e kupton që kërkesa dhe oferta e shërbimit shëndetësor, jo vetëm që varet nga burimet që janë në gatishmëri por në të njëjtën kohë, është e varur nga koha “time dependent” dhe si e tillë, subjekt i ndryshimit dhe shndërrimit të vazhdueshëm në një hark të shkurtër kohor. Karantina e përgjithshme dhe rivënia në punë e fuqisë punëtore dhe njerëzore shëndetësor si masa të domosdoshme për kufizmin e përhapjes së infeksionit Covid-19. Përtej pikpamjes infektive, kjo sjell në një ulje të mundësisë të marrjes së shërbimit spitalor apo sanitar për masën e gjërë të pacientëve përderisa sëmundjet e tjera natyrore vazhdojnë përditshmërinë e tyre. Paralelisht, fuqia njerezore e përfshirë në spitale, humb realtisht fuqine e saj të ofertës së sherbimit qoftë për arsye volumi pune, qoftë edhe për infektim dytësor në vëndin e punës. Nga ana tjetër, në këtë kohë krize, pacientët apo shumica, përtej këshillës mjekësore, kanë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi, terapi e kurajo, udhëzime dhe qartësime, sidomos kur njoftimet e pafiltruara, rrezikojnë të krijojnë terror ose panik me pasoja shumë të rënda. Edhe pse në kulmin e ngarkesës, jam i pranishëm për shumë pacientë e miq në telefon në forma të ndryshme, si edhe ndaj me kolegë e miq nga vendë të ndryshme, vlerësimet mbi gjëndjen. Këto thellime në mendime, më bënë të kuptoj rëndësinë e pranisë tonë si njerëz, si mjekë, infermierë, psikologë, sociologë e mbështetje e çfarëdolloj tipi. E vetmja menyrë për ta realizuar me sukses, është të jemi shumë, të jemi bashkë, ti përkushtohemi sëbashku në kufijtë kohës sonë të mundshme. Lufta nuk bëhet vetëm dhe kjo e sotmja, është shumëfaktorëshe.

Këto janë reflektime të lindura nga përvoja e pashoqë që po jetojmë në Lombardi por që fatkeqësisht mund të bëhet e ngjashme në të gjithë globin (uroj Zotin jo)atje ku jetojnë e punojnë edhe shumë bashkëkombas. Si e tillë, ndoshta të ndjamë së bashku përvojën sot është një detyrim, një “Must” dhe kjo vlen për të gjithë kolegët mjekë e infermierë anembanë dhe është një ftesë e hapur. Faleminderit.

Dr. Altin Palloshi

Dr. Altin Palloshi

Dr. Besart Cuko

Dr. Besart Cuko

Si funksionon shërbimi

Ndiq këtë guidë të shpejtë dhe të thjeshtë per tu lidhur me stafin e Milano per Shqipërinë.

  1. Kliko ikonën poshtë në të majtë.
  2. Kompleto te dhënat e kërkuara, e përgjigju pyetjeve të shpejta të Robotit për tu lidhur me shërbimin që të nevojitet.
  3. Mos harro të plotësosh të dhënat e tua:emrin,adresën email,në mënyrë që të mund të kontaktojme edhe në një moment të dytë.
  4. Qëndro në pritje deri sa një specialist të të përgjigjet.

Mund të na kontaktosh gjithashtu nëpërmjet Messenger, në faqen tone Facebook.

Stafi Mjekësor

Dr. Altin Palloshi
Kardiologji – Hemodinamik
Milano

Dr. Besart Çuko
Kardiokirurgji
Brescia

Dr. Amarild Çuko
Kardiologji – Aritmologji
Milano

Dr. Dorian Mihali
Onkologji dhe Terapia e dhimbjes
Milano

Dr. Erseida Arra
Vulnologji (ulcera të lekurës) dhe Mjekësi Estetike
Milano

Dr. Gentian Çuko
Fiziatri – Rehabilitim Kardiorespirator
Zaragoza

Dr. Romeo Sotiri
Ortopedi
Monza

Dr. Juljan Kape
Ortopedi
Bergamo

Dr. Gjergj Dyrmishi
Mjeksi Interne
Kulmbach

Dr. Frosina Memo
Mjeksi Interne
Kulmbach

Dr. Ervis Çerma
Mjeksi Interne
Neustadt

Dr. Andi Abeshi
Otorinolaringologji
Bologna

Dr. Taulant Bregova
Kardiokirurgji
Brescia

Dr. Elona Çollaku
Kardiologji – Radiologji
Bergamo

Dr. Arben Ruca
Kirurgji e Përgjithshme
Milano

Dr. Edvin Zekaj
Neurokirurgji
Milano

Dr. Rubjona Xhani
Neurologji
Como

Dr. Erlinda Ziko
Psikologji e zhvillimit dhe edukimit
Milano

Inf. Endrid Pupa
Infermieri e përgjithshme
Milano

Inf. Thelleza Bekteshi
Infermieri e përgjithshme
Milano

Dr. Julian Balla
Urologji – Andrologji
Brescia

Dr. Albert Matoshi
Psikologji
Milano

Fiz. Fatjon Qerimi
Fizioterapi
Milano

Dr. Emanuela Dyrmishi
Psikiatri/Psikoterapi
Lugano

Dr. Lorena Karanxha
Ortognatodonci
Milano

Dr. Fatjona Rrasa
Mjeksi e familjes/përgjithshme
Neustadt

Dr. Zhirajr Mokini
Anestezi dhe Reanimacion, Terapi e Dhimbjes
Chateauroux

Dr. Ingrid Pogu
Farmaci
Milano

Dr. Tina Gjoka
Farmaci
Milano

Dr. Florjan Mehmeti
Nefrologji
Busto Arsizio

Dr. Vezika Cenaj
Mjeksi biologiche
Milano

Zheni Nasi, MPsy
Psikoterapi
Richmond Hill

Dr. Astrit Leka
Kardiologji
Elbasan

Inf. Eltion Shpani
InfermierI i Terapis Intensive
Mynih

Dr. Endrit Sulmina
Anestezi dhe Terapi Intensive Kardio-Torako-Vaskulare
Monza

Dr. Elvira Tafili
Farmaci
Milano

Dr. Zhyljeta Gjikolaj
Farmaci
Milano

Inf. Ervina Mata
Infermieri e përgjithshme
Tiranë

Dr. Suada Kazazi
Mjeksi e përgjithshme/familjes
Tiranë

Dr. Françesko Çomeni
Fizioterapi
Tiranë

Inf. Fabiola Musaraj
Infermieri e Përgjithshme/Stroke Unit
Mannheim

Dr. Eralda Hysenj
Okulistikë
Monza

Dr. Onalda Dai
Stomatologji
Milano

Inf. Erinda Biba
Infermieri e Terapis Intensive
Toronto

Dr. Amantia Imeraj
Nefrologji e dializë
Milano

Dr. Edlira Pogace
Farmaci / Farmakologji
Milano

Inf. Mbarime Kapaj
Infermieri në Hemodinamik
Milano

Dr. Hasan Qosja
Neurologji
Oberhausen

Prof. Ridvan Alimehmeti
Neurokirurg
Tiranë – Milano

Dr. Klodiana Dosti
Farmaci/Product Manager
Milano

Stafi Organizues

Dr. Altin Palloshi
Project Manager
Milano

Dr. Besart Çuko
Assistant Manager
Brescia

Florjan Binaj
Assistant Manager
Tiranë

Luljeta Cobanaj
Assistant Manager
Milano

E. Luga
Assistant Manager
Milano

Fabien Palloshi
Assistant Manager
Rennes

Henri Meta
Assistant Manager
Milano

Aldion Dogga
Assistant Manager
Milano