OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus
Ministri Speranza: “Një ndryshim që mund të ndikojë në dispozitat e miratuara deri më tani.”
Kanë ndryshuar së fundmi nga OBSH këshillat për daljen nga karantinimi për pacientët me Covid-19.
OBSH në udhëzimet e përkohshme të publikuara së fundmi, nuk këshillon më rezultatin 2 herë negativ të tamponit për të vërtetuar shërimin, por tashmë mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për të lëne të lirë pacientët nga izolimi.
Pavarësisht ashpërsise së infeksionit, nuk është më e nevojshme kryerja e një tamponi të dytë dhe dalja e tij negativ për të certifikuar fundin e sëmundjes.
Kriteret e reja që kërkohen për ti dhënë fund izolimit janë:
Për pacientet që shfaqin simptoma:
- 10 ditë pas fillimit të simptomave, dhe së paku 3 ditë shtesë pa simptoma (ku pacientët nuk duhet të kenë temperaturë dhe probleme me frymëmarrjen)
Për pacientët që nuk shfaqin simptoma
- 10 ditë pas rezultatit pozitiv të tamponit mjaftojnë për ti dhëne fund izolimit.
Shëmbuj
- Për një pacient që ka shfaqur simptoma për rreth dy ditë, mund të lirohet nga karantinimi mbas 10 + 3 ditë = 13 ditë që nga dita e shfaqjes së simptomave.
- Për një pacient që ka pasur simptoma prej 14 ditësh, mund të përfundojë karantinimin pas 17 ditësh që nga shfaqja e simptomave 14 + 3 ditë= 17 ditë
- Për një pacient që ka shfaqur simptoma prej 30 ditësh, pacienti mund të përfundojë karantinimin pas 33 ditësh që nga momenti i parë i shfaqjes së simptomave 30 + 3 ditë = 33 ditë
Përse është i nevojshëm ky ndryshim?
Ndryshimi u vendos bazuar në provat që tregojnë se virusi aktiv, i aftë për tu replikuar dhe infektuar, nuk është i pranishëm, vetëm në raste të rralla, në mostrat e frymëmarrjes së pacientit 9 ditë pas fillimit të simptomave, dhe veçanërisht në raste të infeksioneve të lehta, njëherësh me formimin e antitrupave neutralizues.
Prandaj, duket e sigurtë që pacienti mund të përfundojë karantinimin në bazë të kritereve klinike, në vend që të perseritet kryerja e tamponit, i cili mund të vazhdojë të tregoje gjurmë jo të zbatueshme të ARN-së (jo të rrezikshme) për shumë javë ne vijim.
Për më tepër, periudhat e gjata të izolimit për njerëzit pa simptoma kane nje ndikim negativ në mirëqënien vetjake, shoqërinë dhe pamundësinë per të pasur akses në sherbime shëndetësore.
Objektivi qëndron në uljen e kohes së qëndrimit në karantinë
Ndjekja e udhëzimeve të reja të OBSH-së do të ndihmojë me të vërtetë në uljen e kohës së izolimit për shumë njerëz që nuk paraqesin rrezik për veten dhe të tjerët.
Në këtë mënyrë, mund ti dedikohet më tepër kohe, tampone dhe burime financiare pacienteve që paraqesin simptoma. “Për persona të infektuar 1 muaj e gjysëm deri në 2 muaj më parë dhe që rezultojnë ende pozitiv, përben një çështje tepër serioze.” thekson epidiomologu Luigi Lapalco.
“Janë të shumtë personat që burgosen në shtëpi për javë të tëra dhe nuk shfaqin asnjë simptome, ndodhin dhe raste kur rezulton një tampon pozitiv pas dy tamponësh negativë. Ne po i dërgojmë këto teste në laboratorë të specializuar për të kuptuar nëse behet fjale per një mbetje ARN jo aktive apo nëse virusi rritet në kulturë dhe për këtë arsye mund të jetë akoma ngjitës. Qëndrat e Kontrollit të Sëmundjeve në Amerikë, kanë filluar në zbatimin e masave të reja të OBSH-së, të shohim çdo të bëjë më tej Italia.
Ministri Speranza: Ndryshim që mund të ndikojë në dispozitat e miratuara
Pas publikimit të udhëzimeve të reja të OBSH-së, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza i shkruajti Komitetit Teknik Shkencor: «Udhëzimet e reja të OBSH-së lidhur me metodën e certifikimit të shërimit shënojnë një ndryshim që mund të ndikojë ndjeshëm në dispozitat e miratuara deri më tani dhe qe jane ende në fuqi në vendin tonë. Kërkoj ti japim prioritet kësaj cështje në Komitetin Teknik Shkencor, duke mbajtur në fuqi masat e parandalimit paraprak që na kanë udhëhequr deri tani ».