• FAQ
[email protected]
HealthFlex
×
  • Home
  • Chi Siamo
  • Blog
  • Contattaci

Sëmundja e Kawasakit te fëmijët dhe Covid-19 – Dr. Elona Çollaku

Sëmundja e Kawasakit te fëmijët dhe Covid-19 – Dr. Elona Çollaku
Maggio 2, 2020Aldion DoggaCovid-19CoronavirusCovid-19koronavirusSARS-CoV-2

Përshëndetje të dashur lexues!
Në këto ditë të vështira që po kalojmë me luftën kundër Covid-19, ne mjekët po ndeshemi çdo ditë
e më shumë me informacione që flasin mbi lidhjen e simptomave apo shenjave të ndryshme me
infeksionin nga virusi SARS-CoV-2. Për momentin mund të jenë thjesht rastësi, por koha dhe
studimet do të tregojnë nëse vërtetë janë manifestime të sëmundjes Covid-19 apo jo.


Më poshtë paraqesim një përmbledhje të një materiali mjaft interesant në lidhje me një sëmundje që
haset te fëmijët, Kawasaki, dhe një lidhjeje të mundshme të saj me Covid-19, publikuar nga spitali
ndoshta më i prekur nga kjo epidemi në Itali, në të cilin rastis të punoj edhe unë, Papa Giovanni
XXIII në Bergamo.
Siç edhe dihet, provinca e Bergamos në Itali është goditur mjaft nga pandemia e virusit SARS-CoV2, i cili shkaton një sëmundje të rëndë të rrugëvë të frymëmarrjes që njihet me emrin COVID-19.
Lorenzo D’Antiga, drejtori i Pediatrisë së spitalit tonë, Papa Giovanni XXIII në Bergamo,
shpjegon: “Është folur shumë rreth faktorëve të rrezikut që e bëjnë një individ më të prekshëm ndaj
sëmundjes dhe është thënë se fëmijët janë të mbrojtur ndaj zhvillimit të formave të rënda të
pneumonive nga COVID-19. Pavarësisht kësaj, po mësojmë se ky virus mund të shkaktojë edhe
sëmundje të tjera, nëpërmjet aktivizimit të sistemit imunitar të organizmit e duke nxitur një
përgjigje inflamatore që mund të prekë gati çdo organ të trupit, edhe në distancë kohore nga
infeksioni.”
Lucio Verdoni, pediatër reumatolog pranë spitalit tonë, shton: “Në dy muajt e fundit kemi vënë re
që në ugjencë paraqiten shumë fëmijë me sëmundjen e Kawasakit. Në një muaj numri i rasteve me
këtë sëmundje ka arritur atë që ne kemi parë gjatë tre viteve të fundit. Llogaritet që incidenca e
kësaj sëmundjeje vetëm në muajin e fundit të jetë 30 herë më e lartë se në të kaluarën”.
Nisur nga këto të dhëna, mjekët pediatër të spitalit tonë Papa Giovanni, D’Antiga, Verdoni dhe
alergologu Angelo Mazza, kanë hetuar më tej rastet e kanë gjetur prova të qarta që konfirmojnë se
për numrin e rritur të pacientëve me Kawasaki në dy muajt e fundit përgjegjësi është ky lloj i ri i
Koronavirusit. Për më tepër, është vënë re se këta pacientë kanë forma më të rënda të kësaj
sëmundjeje, që përfshin aparatin kardiovaskular dhe kanë nevojë për trajtim intensiv.
Alarmi është ndezur ndërkohë në brendësi të komunitetit shkencor dhe të mjekëve pediatër të
familjes. Më tej, është gati për revizionim në një revistë të rëndësishme ndërkombëtare studimi
shkencor i mjekëve të spitalit tonë.
Pediatria e spitalit Papa Giovanni XXIII në dy muajt e fundit ka theksuar shumë aspekte të shëndetit
të fëmijës gjatë epidemisë së COVID-19, ndër të cilët përmendim rëndësinë e triazhit në Urgjencën
Pediatrike, beninjitetin e infeksionit në fëmijët me imunitet të ulur (si psh ata që i janë nënshtruar
transplanteve të organeve, të mjekimeve onkologjike, fëmijët me sëmundje të aparatit tretës që
trajtohen me imunosupresorë), por ajo që po përshkruajmë sot përbën sigurisht zbulimin më të
rëndësishëm. Është e rëndësishme të theksohet se vetëm një minorancë e vogël e fëmijëve të
infektuar me SARS-CoV-2 zhvillon sëmundjen e Kawasakit, mendohet më pak se 1%.


Por çfarë është sëmundja e Kawasakit?
Sëmundja e Kawasakit është nje vaskulit (inflamacion) i enëve të vogla të gjakut që prek fëmijët
nën 10 vjeç, por më shpesh haset nën moshën 5 vjeç.
Simptomat më të shpeshta janë: temperatura e lartë dhe e zgjatur, shpërthime në lëkurë (njolla/puçra
të kuqe, sidomos në pjesën e trungut të trupit), skuqje të konjuktivave të syve, të fytit e të gjuhës,
enjtje të pëllëmbëve të duarve e të shputave të këmbëve. Ndërlikimi më i rëndësishëm dhe i
frikshëm që mund të japë është inflamacioni i arterieve koronare të zemrës (në rreth 20% të
fëmijëve të patrajtuar), që mund të shkaktojë miokardit akut me insuficencë të zemrës, aritmi,
endokardit e perikardit; më tej mund të shfaqen zgjerime aneurizmatike të hershme të arterieve të
zemrës që mund të ndërlikohen me trombozë e infarkt te miokardit.
Diagnoza bazohet në kriteret klinike, ekzaminimet e gjakut (edhe për të përjashtuar sëmundje të
tjera) si dhe në kryerjen e EKG-së (elektrokardiogramës) dhe ekografisë së zemrës; në disa raste
mund të jetë e nevojshme edhe kryerja e koronarografisë.
Sëmundja i përgjigjet mirë trajtimit, që bazohet kryesisht në përdorimin e imunoglobulinave dhe
acidit salicilik (aspirinës), e ndonjëherë edhe të kortizonit. Me trajtimin e përshtatshëm, të nisur
herët, praktikisht të gjitha rastet shërohen. Nëse nuk trajtohet vdekshmëria është rreth 1%, brenda 6
javëve nga fillimi i simptomave. Nëse nuk preken arteriet koronare prognoza është e shkëlqyer.
Rreth 2/3 e zgjerimeve të arterieve koronare regredojnë brenda 1 viti.
Shkaku i sëmundjes së Kawasakit, të zbuluar rreth 50 vite më parë, mbetet akoma i panjohur,
ndonëse mendohet se shkaktohet nga një agjent infektiv qe nxit një përgjigje inflamatore në fëmijët
e predispozuar, e cila qëndron në bazë të kuadrit klinik. Në të shkuarën, disa viruse të familjes së
koronaviruseve janë konsideruar si nxitës të mundshëm të sëmundjes së Kawasakit. Sot mendohet
se koronavirusi SARS-CoV2 është njëri prej tyre.

Add Comment Cancel


Articoli recenti

  • Kerkese per profesioniste ne sektorin e shendetesise – Richiesta profesionisti sanitari
  • Për të gjithë Mjekët dhe Infermierët Shqiptarë, me një diplomë të njohur në Itali
  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus
  • Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj
  • Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti

Categorie

  • Covid-19
  • Uncategorized

Tag

amígdala ankth Coronavirus Covid-19 femijet frike hiperaktivizim hipoaktivizim koronavirus psikologji SARS-CoV-2 sistemi nervor autonom

MilanoMedical rappresenta un gruppo di specialisti medici milanesi di grande esperienza e professionalità che operano nei migliori ospedali e strutture mediche lombarde.

(+39) 0299248625

[email protected]

Via Meravigli 18, 20121 - Milano

Approfondimenti

  • Chi Siamo
  • Blog
  • Milano për Shqipërinë
  • Contattaci

Ultime Notizie

  • Kerkese per profesioniste ne sektorin e shendetesise – Richiesta profesionisti sanitari Apr 4

    Në vazhdim të periudhës së vështirë të krijuar nga Pandemia...

  • Për të gjithë Mjekët dhe Infermierët Shqiptarë, me një diplomë të njohur në Itali Feb 26

    Në kuadrin e bashkepunimit të Ministrisë së Shtetit për Diasporen,...

  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus Giu 29

    Ministri Speranza: “Një ndryshim që mund të ndikojë në dispozitat...

Copyright © 2020 MilanoMedical. Tutti i diritti sono riservati.
MilanoMedical - Virtual Hospital Odv - C.F. 97868470150
Termini di Servizio - Privacy Policy
Questo sito web usa i cookie - tecnici e di sessione - per migliorare la vostra esperienza d'uso
Cliccando su un qualsiasi link della pagina, dai il consenso ad usare i cookie.
CookieOk
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Sempre abilitato
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
ACCETTA E SALVA