Shqetesime ankthi e frike ne kohen e Korona virus – Dr. Albert Matoshi
Tashme miliona njerez gjenden te detyruar te mbyllen ne shtepi dhe kjo ben te perballen me pyetje dhe emocione te shumta. Jemi te detyruar te mesojme te jetojme nje realitet ndryshe, afatshkurter, qe nuk jep siguri por ka nevoje te jetohet dite pas dite.

Frika nga infektimi, liria e kufizuar, shqetesimi per te afermit tane, stresi per punen na vene perballe me luhatjet emozionale dhe na bejne te ndihemi te humbur e te pafuqishem.
Eshte mire te kujtojme qe keto jane ndjenja normale ne kete situate, edhe pse jane te zmadhuara nga kushtet ne te cilat ndodhemi. Luhatjet emocionale jane pjese e anomalise qe po jetojme, dhe duke qene se skemat me te cilat jemi mesuar nuk mund ti perdorim eshte e nevojshme te degjojme vetveten dhe ate qe ndjejme.
Frika eshte ndjenja me te cilen perballemi me shpesh ne kete periudhe, ajo aktivizohet per te na mbrojtur nga rreziku qe perceptojme, sherben per te zgjuar veprime qe kane si objektiv mbijetesen e personave.
Keto veprime, pikerisht sepse jetojme ne nje shoqeri , jane kodifikuar e shpjeguar nga specialistet e autoritetet dhe jane shperndare gjeresisht ne media nga qeverite dhe institucionet qe merren me mbrojtjen civile e deri ketu cdo gje eshte brenda parametrave te normalitetit.
Ndryshe eshte kur kemi te bejme me ankth te pergjithshem ose me panik qe shkatohet nga nje ndjenje frike kronike e cila ka si rrjedhoje nje aktivizim te pazakonte si ne aspektin fizik, emocional e mendor qe ne vend qe ta na siguroje qetesi shkakton gjendje te renduar psikologjike e ben te ndihemi te dobet e te ndjeshem.
Nuk egzistojne formula magjike per te arritur mirqenien dhe ekuilibrin qe deshirojme por lind natyrshem pyetja: si te sillemi atehere kur kemi te bejme me ankth nga korona virus?
Psikologjia na vjen ne ndihme ne kete periudhe te veshtire nepermjet disa sjelljeve strategjike qe mund te ndihmojne ne uljen e nivelit te ankthit e qe jane te praktikueshme edhe ne kushtet e mbylljes ne shtepi.
Eshte e nevojshme qe nese keto keshilla nuk funksionojne te kerkoni ndihme ne sherbimet psikologjike online qe jane aktivizuar.
Ankthi shprehet nepermjet nje hiper aktivizimi te sistemit tone parasimpatik dhe ka si rrjedhoja te mundshme:
- Ne aspektin mendor ose konjitiv na ben te ndihemi konfuz, prodhon fantazi negative qe perseriten, mendje jo te kthjellet e veshtiresi per te mbajtur nen kontroll mendimet
- Ne aspektin emocional nje ndjenje frike qe pushton trupin e na kontrollon
- Ne aspektin fiziologjik sjell bllokim te frymemarrjes, peshe ne kraharor, kontraktime muskulare (nofulla, shpatullat e vecanerisht qafa) e gjithashtu ndejnje perzierje ne stomak.
- Ne aspektin postural e morfologjik mpirje muskulare e pakujdes per aspektin e paraqitjes fizike.
Me poshte disa keshilla se cilat mund te jene atehere veprimet qe mund te praktikojme per te perballuar me mire keto aspekte:
- Te kufizojme perdorimin e tv dhe te informohemi vetem nepermjet kanaleve te besueshme per nje kohe te caktuar gjate dites, nje ore ne mengjes, nje ore pasdite por shume e rendesishme asnjehere para gjumit. Vini ne perdorim aftesite tuaja organizuese e projektuese per te planifikuar diten e per te bere ato gjera qe gjate rutines normale koha nuk jua lejon si per shembull ti jepni jete ndonje plani ose deshire te mbetur ne harrese nga frenezia e te perditshmes.
- Persa i perket anes emocionale eshte e rendesishme te afroni rreth vetes ndjenja positive si per shembull te rishikoni, te printoni foto udhetimesh, pervojash te lumtura, te ndertoni me to kolazhe ose albume, te rishikoni filma qe ju kane lene kujtime te bukura etj. Ndersa kur kemi te bejme me emocione negative eshte mire te mundohemi tu japim nje emer “jam i trishte, jam i shqetesuar” e te mundohemi te kuptojme pse po ndihemi ashtu ne ate moment “ e ti ndajme me dike.
- Nga ana fiziologjike: te ruhen ritmet normale te gjumit (te fleme e te zgjohemi ne te njejtat orare si perpara emergjences), dush te ngrohte per te lehtesuar tendosjen e muskujve dhe vemendje te vazhdueshme frymarrjes se thelle me ane te diafragmes.
- Persa i perket anes posturale morfologjike: te gjejme kohe e hapesire per te lehtesuar tendosjen fizike duke aplikuar ushtrime sportive te lehta, kujdes per imazhin fizik (jo pizhama gjith diten, te vishemi e te kujdesemi per formen fizike). Cdo ambient ka dhe duhet te mbaje funksionin e vet, per shembull: nese kaloni shume kohe ne shtrat atehere truri juaj nuk do e njohe me ate ne funksionin e tij si vend i gjumit duke sjelle crregullime. Kujtojme ketu se, duke patur parasysh diferencat individuale, orari optimal i zgjimit eshte 6-8 e mengjesit. Gjithnje per gjumin: perpiquni te mos perdorni telefonat tuaj smartfone para se te flini; drita e tyre shtyn orarin e gjumit dhe e crregullon ate.
Se fundmi theksoj rendesine e mardhenieve shoqerore , paradoksi pozitiv i kesaj periudhe eshte fuqizimi i mundesive per tu vene ne kontakt me te tjeret, i kemi te gjithe mjetet ne shtepi per tu lidhur e per te krijuar marrdhenie qe nga telefoni deri te te gjitha platformat e tjera qe na lejojne kontaktin viziv.
Eshte shume e rendesishme qe per te ulur nivelin e ankthit te mbajme kontakte me te tjeret duke mos folur gjithnje per korona virusin por te perdorim humorizmin e te shprehemi emocionalisht duke ndare me te tjeret ate qe ndjejme per te ulur nivelin e rendeses qe kjo gjendje po krijon. Te mundohemi te marrim me pak “lehtesi “kete qe po jetojme nuk eshte sjellje e papergjegjshme ose siperfaqesore per ndihmon te zgjojme edhe gjalleri e shprese.
Dr. Albert Matoshi
Ju falenderoj për keshillat e vyera.
Ju falenderojm ,gjate ketyre diteve kam patur shqetesime te ankthit me shtrengim te gjoksit e dhimbje te qafes dhe keto keshillime jan shum te rendesishme ,bravo ju na keni ndihmuar me shum
I lexova dhe unë. Falemnderit nga ju doktor, por aq më ka kap ky ankth, sa sbëj dot asnji pun shpi, përveç dizinfektoj gjëra. 1 gjë e dizinfektoj 3 her kushedi, dhe ndonji tjetër mbase asnjiher se e harroj. Filma dhe muzika që më par i kisha shumë qejf, tani nuk i duroj dot.