• FAQ
[email protected]
HealthFlex
×
  • Home
  • Chi Siamo
  • Blog
  • Contattaci

Si tё njohim format e ndryshme tё konjuktivitit – Dr. Eralda Hysenj Dr. Elona Collaku

Si tё njohim format e ndryshme tё konjuktivitit – Dr. Eralda Hysenj Dr. Elona Collaku
Aprile 18, 2020Eralda HysenjCovid-19CoronavirusCovid-19koronavirusSARS-CoV-2

Ishte fundi i dhjetorit 2019 kur Dr. Li Wenliang dhe disa kolegё tё tij nё spitalin e qytetit Wuhan, Kinё nisёn tё lajmёrojnё se njё sёmundje e re po pёrhapej me njё shpejtёsi tё rrezikshme. 

Do tё mjaftonin pak javё dhe tё gjithё ne, kudo  nё botё do tё dёgjonim pёr Coronavirus-in, virusi shkaktar i sёmundjes tashmё tё mirёnjohur Covid-19.

Li, mjeku 34 vjeçar ishte njё okulist i thjeshtё. Ai kishte vёnё re se shumё prej pacientёve tё tij qё shfaqnin probleme me sytё kishin edhe probleme me frymёmarrjen dhe temperaturё tё lartё. 

Njё kujtim i largёt ju rikthye nё mendje , SARS- CoV, 2002-2003. 

Pranverё 2020, shumё prej nesh janё duke luftuar ndaj  kёtij armiku tё padukshёm SARS-CoV-2, pothuaj tё gjithё jemi nё dijeni tё kujdesit dhe rregullave qё duhet tё zbatojmё pёr tu mbrojtur, por edhe pёr tё mbrojtur ata qё na rrethojnё. Rrugёt e infektimit janё tashmё tё njohura, nёpёrmjet tёshtimave, kollёs, frymёmarrjes etj. Edhe sytё mund tё konsiderohen njё portё hyrjeje pёr Coronavirus-in. Nёpёrmjet lotёve, ai mund tё trasportohet brenda organizmit tonё. Lotёt janё tё formuar nga 3 shtresa kryesore, funksioni i tyre ёshtё tё mbrojnё, pastrojnё dhe ushqejnё sipёrfaqen e syve. Ato grumbullohen nё kanalet e lotit qё kalojnё sё pari nё hundё e pastaj derdhen nё fyt.

Le tё bёjmё njё pёrshkrim tё thjeshtё e tё shpejtё tё problemeve tё sipёrfaqes sё syrit qё mund tё ndeshen mё shpesh nё kёtё periudhё tё vitit.

Konjuktivit viral , njё ndёr shenjat e Covid-19

Konjuktivit viral, mund tё jetё njё nga shenjat e para tek pacientёt e infektuar me SARS-CoV-2. Nё rastin kur pacienti ёshtё pozitiv ndaj virusit, pezmatimi kap nё pёrgjithёsi vetёm njёrin sy duke i shkaktuar skuqje, lotim, por pa sekrecione. Nё disa studime ёshtё parё se virusi mund tё ekzistojё brenda lotёve edhe pa dhёnё shenja tё dukshme, prandaj duhen pёrdorur gjithmonё maska dhe syze mbrojtёse. Syzet e diellit dhe ato pёr shikim japin njёfarё mbrojtje.

Nuk duhet tё harrojmё tё mos pёrdorim lentet e kontaktit, edhe ato ditoret sepse janё shpesh mbartёse tё virusit dhe me duar mund ti shpёrndajmё kudo. Duhet tё shmangim prekjen e syve me duar, larja dhe dizinfektimi  i tё cilave duhen bёrё sa mё shpesh.

Konjuktivit viral

Konjuktiviti viral shkaktohet nga disa tipe tё ndryshme virusesh : ata mё tё zakonshёmit janё Herpes virus dhe Adenovirus. Ato manifestohen mё shpesh vetёm tek njёri sy  zakonisht mbas njё gripi , ftohjeje apo infeksioni tё rrugёve ajrore tё sipёrme. 

Lotimi, djegia e fortё, skuqja dhe ёnjtja e syrit shoqёrohen me zmadhim e dhimbje tё nyjeve limfatike preaurikulare dhe submandibulare ( nё zonёn para veshёve e nёn nofull). Kurimi i kёtyre formave mund tё bёhet me barna ose solucione  ( mjekim me pika) antivirale, antibiotikё dhe antinflamatorё. Pёrdorimi i kortizonit duhet bёrё vetёm nёse e kёshillon specialisti, sepse nё disa raste ёshtё tepёr i rrezikshёm pёr shёndetin e syve.

Konjuktivit bakterial

Ky lloj konjuktiviti shkaktohet nga bakteret e familjeve Streptococcus, Haemophilus, Staphylococcus, Chlamydia etj. Prek tё dy sytё njёkohёsisht dhe karakterizohet nga sekrecione tё bollshme, ndjesi rёre nё sy, djegie/dhimbje dhe bezdi ndaj dritёs. Ekzaminimi biomikroskopik dhe tamponi i marrё nga konjuktivat janё tё nevojshёm pёr tё zgjedhur kurёn e pёrshtatshme  me antibiotikё, nё disa raste e shoqёruar edhe me kortizon.

Konjuktivit alergjik

Forma alergjike nuk ёshtё ngjitёse si ato qё pёrshkruam mё lart, por ёshtё njё nga format gjithmonё e mё nё rritje si pasojё e ndotjes sё mjedisit.

Preken tё dy sytё. Ankesat e zakonshme tё pacientёve me allergji janё: kruajtje, lotim, enjtje dhe skuqje e konjuktivave dhe qepallave, djegie, bezdi ndaj dritёs. 

Shoqёrohen shpesh, por jo gjithmonё, me rinit (rrjedhje dhe skuqje e hundёve), azmё bronkiale ose urtikarie (pulla tё kuqe nё lёkurё).

Diagnoza bёhet si gjithmonё nёpёrmjet njё vizite biomikroskopike, studimit tё antitrupave IgE nё lotё dhe nёpёrmjet njё konsulte alergologjike pёr tё kuptuar mё mirё se cili ёshtё alergeni (shkaktari i allergjisё).

Trajtimi lokal me pika antiflamatore, kortizoni dhe antihistaminik nё disa raste mё tё rёnda duhet shoqёruar me njё kurё sistemike ( mjekime nga goja ose me injeksione) tё kёshilluar nga specialisti i alergjive.

Bashkёpunoi nё pёrkthim: Dr. Eralda Hysenj dhe Dr. Elona Collaku

Foto: Courtesy of American Accademy of Ophthalmology

Add Comment Cancel


Articoli recenti

  • Kerkese per profesioniste ne sektorin e shendetesise – Richiesta profesionisti sanitari
  • Për të gjithë Mjekët dhe Infermierët Shqiptarë, me një diplomë të njohur në Itali
  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus
  • Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj
  • Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti

Categorie

  • Covid-19
  • Uncategorized

Tag

amígdala ankth Coronavirus Covid-19 femijet frike hiperaktivizim hipoaktivizim koronavirus psikologji SARS-CoV-2 sistemi nervor autonom

MilanoMedical rappresenta un gruppo di specialisti medici milanesi di grande esperienza e professionalità che operano nei migliori ospedali e strutture mediche lombarde.

(+39) 0299248625

[email protected]

Via Meravigli 18, 20121 - Milano

Approfondimenti

  • Chi Siamo
  • Blog
  • Milano për Shqipërinë
  • Contattaci

Ultime Notizie

  • Kerkese per profesioniste ne sektorin e shendetesise – Richiesta profesionisti sanitari Apr 4

    Në vazhdim të periudhës së vështirë të krijuar nga Pandemia...

  • Për të gjithë Mjekët dhe Infermierët Shqiptarë, me një diplomë të njohur në Itali Feb 26

    Në kuadrin e bashkepunimit të Ministrisë së Shtetit për Diasporen,...

  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus Giu 29

    Ministri Speranza: “Një ndryshim që mund të ndikojë në dispozitat...

Copyright © 2020 MilanoMedical. Tutti i diritti sono riservati.
MilanoMedical - Virtual Hospital Odv - C.F. 97868470150
Termini di Servizio - Privacy Policy
Questo sito web usa i cookie - tecnici e di sessione - per migliorare la vostra esperienza d'uso
Cliccando su un qualsiasi link della pagina, dai il consenso ad usare i cookie.
CookieOk
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Sempre abilitato
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
ACCETTA E SALVA