• FAQ
[email protected]
HealthFlex
×
  • Home
  • Chi Siamo
  • Blog
  • Contattaci

Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti

Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti
Maggio 8, 2020Klodiana DostiCovid-19CoronavirusCovid-19koronavirusSARS-CoV-2

Çfarë efekti ka stresi mbi sistemin imunitar dhe cilat janë bimët mjekësore që mund të na vijnë në ndihmë për ta menaxhuar atë?

Periudha e vështirë që jemi duke jetuar mund të ketë pasoja negative nga ana psikologjike. Dikush rrezikon vendin e punës, ka humbur ose ka frikë të humbë të afërmit, izolimi social, kufizimi i liridaljes…janë të gjitha situata që na kanë vënë në sprovë me një impakt të madh nga ana psikologjike. Eshtë e rëndësishme që situata të tilla stresuese të menaxhohen, jo vetëm për shëndetin psikologjik por dhe atë fizik. Pse dhe si?  

Studiues të ndryshëm kanë parë se ekzistojnë dy forma stresi: akut dhe kronik. I pari është pozitiv pasi na ndihmon të shpëtojmë nga situata të “rrezikshme”. Në fakt, kur jemi nën stres si p.sh. përpara një provimi është vënë re që ngrihen nivelet e adrenalinës, rritet përqendrimi, vigjilenca, përshpejtohet frymëmarja, shpenzojmë më shumë energji dhe rritet qarkullimi i gjakut në sistemin neuro-muskular. Për më tepër është vënë re që kjo formë stresi stimulon imunitetin.
Por nga ana tjetër, stimulimi i vazhdueshëm, pra stresi kronik, ka efekte të dëmshme në sistemin kardio-vaskular, shkakton mbi-peshë, tension të lartë dhe ul sistemin imunitar.1

Disa studime kanë konstatuar që vetmia ose izolimi social prek disa qeliza të njohura me emrin “Natural Killer”, jo vetëm midis pacientëve psikiatrikë por dhe tek të rinj të shëndetshëm2. Një bashkëjetesë problematike shoqërohet me simptoma depresive dhe varfëron imunitetin pasi bie riprodhimi i limfociteve.

Mund të imagjinojmë pra se çfarë impakti mund të ketë patur situata që kemi kaluar dhe që po kalojmë mbi sistemin imunitar. Stresi psikologjik i kësaj periudhe te dikush mund të ketë disekuilibruar ritmin e gjumit, te dikush ka shkaktuar ankth ose depresion. Nga ana tjetër, pikërisht në këtë moment, më shumë se kurrë duhet të kemi kujdes pasi nje imunitet i dobët na bën më lehtë pre e viruseve.

Pra, vlen shprehja “Mendja e shëndetshme në një trup të shëndetshëm”, si dhe e kundërta.

Ka shumë mënyra për të menaxhuar stresin si p.sh. joga, vrapi, meditimi, dalja në natyrë etj. Por dhe Fitoterapia, pra disiplina që studion efektet terapeutike të bimëve, mund të na vijë në ndihmë nëpërmjet disa bimëve mjekësore të njohura për efektet e tyre qetësuese në systemin nervor.

Më poshtë do të shohim disa prej tyre, përdorimin mjekësor të konfirmuar shkencërisht si dhe atë tradicional në truallin shqiptar.

Melissa officinalis L.- Bar blete, çaj blete

Që nga viti 2007, Agjencia Evropiane e Barnave, e njohur ndryshe me shkurtimin EMA, ka konfirmuar që Melissa officinalis mund të përdoret për trajtimin e pagjumësisë nga nervozizmi dhe stresi mendor3.

Përgatitjet që kanë këtë efikasitet janë:

  • Infusion të 1,5 – 4,5 g të bimës të copëtuar imtësisht në 150 ml uji të sapozier, për 10-20 minuta. Pasi e kemi filtruar, mund të pihet në formë çaji 2-3 herë në ditë. Për infusionin rekomandohet të mos përdoret një enë alumini, po prej qelqi ose baltë e pjekur. Tretësira e përgatitur duhet konsumuar brenda 24 orëve.
  • Ekstrakti i lëngshëm: 2-4 ml 1- 3 herë në ditë
  • Tinturë alkoolike 45% alkool: 2-6 ml, 1-3 herë në ditë

Gjithsesi ka disa rakomandime që ekspertët japin në lidhje me këtë trajtim: nuk duhet të përdoret nën moshën 12 vjec; është vënë re që mund të ndikojë te aftësia për të ngarë makinën ose te përdorimi i makinerive dhe që ekstrati ujor mund të ndikojë në prodhimin e hormonit të tiroides (TSH).

Dhe në truallin shqiptar, pjesët ajrore të barit të bletës (pra bima pa rrenjët) janë përdorur historikisht në formë çaji si neuro-relaksues4. Një kuriozitet i fundit: a e dini pse quhet çaj blete? Sepse bletët, në pelegrinazhin e tyre për të kërkuar nektar, shfaqin nje interes të veçante për Melisen, falë vajit esencial i cili përmban një substancë të ngjashme me ferormonin që prodhojnë bletët.

Hummulus Lupulus L.– Bari i sherbetit, sumbullari

Që nga viti 2008, Agjensia Europiane e Barnave – EMA, ka konfirmuar përdorimin e Humulus Lupulus L. për tensionet nervoze, ankthin dhe vështirësi për të fjetur5. Rrëfehet gjithashtu se jastëket e mbushur me barin e shërbetit mund të ndihmojnë në gjumëmarrjen, por ky përdorim nuk është i dokumentar nga studime shkencore. Sipas Agjensise Europiane të Barnave, për të pasur efektin qetësues të deshiruar, mund të përdoret bima e përpunuar me keto doza:

  • Infusion 0,5g te përzierjes, 2-4 herë në ditë
  • Estrakt i lëngshëm 0,5 ml – 2ml (alkool 45 % V/V)

Në rast pagjumësie rakomandohet përdorimi i 1 doze, 30-60 minuta përpara se të bihet në shtrat. Për nervozizmin mund të përdoret nga 1-4 herë në ditë.

Eshtë e rëndësishme të përdoret bima sipas përqendrimeve të këshilluara, për këtë arsye këshillohet të kontaktohet farmacisti ose mjeku që ju ndjek për të identifikuar produktin ideal që i afrohet këtyre përqendrimeve.

Edhe tradita shqiptare parashikon përdorimin e frutit dhe pjesëve ajrore të barit të shërbetit për kurimin e pagjumësisë dhe ankthit4. Nëse e mendoni mirë, bëhet fjalë për bimën prej së cilës krijohet dhe birra, pra efektet e saj qetësuese janë me famë ndërkombëtare!

Hypericum perforatum L. –  Lulebasani, çaj bjeshke, çaj i egër, çaj mali, çaj i verdhë, çaj Moskov

Midis bimëve më efektive në sistemin nervor, Hypericum Perforatum, zë një vend të veçante si për cilesitë, si për admirimin që shumë popuj kanë pasur ndaj kësaj bime që nga antikiteti. Lulet e verdha me pikëzat e zeza e bëjnë shumë karakteristike dhe të lehtë per t’u dalluar. Kjo bimë e marrë nga goja ka efekte të rëndësishme farmakologjike.

Sipas Agjensisë Europiane të Barnave që nga viti 2009, Hypericum Perforatum rakomandohet për depresionin e lehtë dhe të moderuar. Mekanizmi i veprimit është i ngjashëm me antidepresivët, pra rrit nivelet e serotonisës dhe neurotrasmetuesve të tjerë në qarkullim.

EMA ka aprovuar përdorimin sipas një doze të përcaktuar p.sh. për depresionin e moderuar rakomandohet një doze 300-500 mg të një përgatitjeje bimore (ekstrakt i tharë) që mund të merret 1-3 herë në ditë. Nuk rekomandohet nën moshën 18 vjeç dhe nëse simptomat vazhdojnë dhe pas 4 javësh trajtim, duhet konsultuar mjeku. Duhet patur shumë kujdes gjatë përdorimit të kësaj bime pas ndërvepron me shumë ilaçe duke ndryshuar efikasitetin e tyre. Për më tepër, gjate trajtimit me kete bime rakomandohet shmangia e ekspozimit në diell pasi kjo bime rrit ndjeshmerine e lekures ndaj rrezatime.  

Sipas traditës shqiptare, nga Lulebasani përdoren lulet dhe pjesët e tjera ajrore të bimës3 që duhet të mblidhen kur dielli arrin pikën më të lartë gjatë solsticit veror, pra në 24 qershor. Lulet e verdha të kësaj bime janë simbol i dritës dhe energjisë që arrijnë të përmbajnë dhe që ndihmojnë njeriun në momentet më të vështira dhe të errëta.

Përpos bimëve të sipër përmendura, ka shumë të tjera që mund të përdoren si psh lule bliri (Tilia cordata), murrizë (Crataegues monogyma), Valeriana  etj.. Për keto bimë jo gjithnjë shkenca ka konfirmuar veprimin për të cilin janë përdorur, por është interesante se si në shumicën e rasteve nga përdorimi tradicional është arritur të përcaktohet në mënyre shkencore përdorimi i tyre.

Përdorimi i bimëve mjekësore nuk do të thotë mungesë efektesh anësore, prandaj është e rëndësishme të konsultohet mjeku ose farmacisti për të gjetur mjekimin e përshtatshëm në bazë të kuadrit klinik.

Hashtag:

#bime mjekesore #anthi #depresioni #perdorim tradicional #etnobotanika #fitoterapi #terapi #stres #sistemi imunitar

Bibliografia

  1. Ana Vitlic, Janet M. Lord, and Anna C. Phillips. Stress, ageing and their influence on functional, cellular and molecular aspects of the immune system. Age (Dordr). 2014 Jun; 36(3): 9631
  2. Kang DH, Fox C. Th1 and Th2 cytokine responses to academic stress. Res Nurs Health. 2001;24(4):245–257. 
  3. EMEA Committee on herbal medicinal products (HMPC). Community herbal monograph on Melissa officinalis L., folium. 2007, London, october 2007 Doc. Ref.: EMA/HMPC/101304/2008
  4. Bajrami A., Icka Pirro, Damo Robert. An ethnobotanical study of plants used for tea making in Kosovo and Albania. Conference: International Conference on Sustainable Development (ICSD), October 19-23, 2016
  5. EMEA. Committee on Herbal Medicinal Products (HMPC) Community herbal monograph on Humulus lupulus L., flos. 6 May 2014 EMA/HMPC/682384/2013
  6. EMEA Committee on herbal medicinal products (HMPC). Community herbal monograph on Hypericum Perforatum L., herba (well-established medicinal use). London, 12 November 2009. Doc. Ref.: EMA/HMPC/101304/2008

Add Comment Cancel


Articoli recenti

  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus
  • Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj
  • Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti
  • Covid-19: Dezinfektuesit dhe pastruesit – Dr. Edlira Pogace
  • Eltion Shpani flet për MilanoMedical në revistën prestigjoze “Elsevier”

Categorie

  • Covid-19

Tag

amígdala ankth Coronavirus Covid-19 femijet frike hiperaktivizim hipoaktivizim koronavirus psikologji SARS-CoV-2 sistemi nervor autonom

MilanoMedical rappresenta un gruppo di specialisti medici milanesi di grande esperienza e professionalità che operano nei migliori ospedali e strutture mediche lombarde.

(+39) 0299248625

[email protected]

Via Meravigli 18, 20121 - Milano

Approfondimenti

  • Chi Siamo
  • Blog
  • Milano për Shqipërinë
  • Contattaci

Ultime Notizie

  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus Giu 29

    Ministri Speranza: “Një ndryshim që mund të ndikojë në dispozitat...

  • Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj Mag 20

    Syri i jep trurit rreth 90% të informacioneve mbi botën...

  • Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti Mag 8

    Çfarë efekti ka stresi mbi sistemin imunitar dhe cilat janë...

Copyright © 2020 MilanoMedical. Tutti i diritti sono riservati.
MilanoMedical - Virtual Hospital Odv - C.F. 97868470150
Termini di Servizio - Privacy Policy
Questo sito web usa i cookie - tecnici e di sessione - per migliorare la vostra esperienza d'uso
Cliccando su un qualsiasi link della pagina, dai il consenso ad usare i cookie.
CookieOk
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessario
Sempre abilitato

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non necessario

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.