Veshtiresite psikologjike te mjekeve qe ndodhen ne vijen e pare – Dr Erlinda Ziko

Në javët më të vështira të epidemisë e më pas pandemise nga koronavirus, punonjësve të shëndetësisë ju është dashur që të tregojnë shumë guxim, duke punuar shpesh pa protokolle të standartizuara për mjekim, shpesh here dhe pa një veshje të përshtatshme mbrojtëse individuale. Shumë mjeke janë të detyruar të marrin vendime të shpejta e të ndjejnë përgjegjësinë sikur të ishin në një mision të pamundur. Nga të dhënat zyrtare që kemi, që nga fillimi i pandemise në Itali kanë humbur jetën 185 punonjës të shëndetësisë e mbi 10000 punonjës të shëndetësisë janë infektuar (mbi rreth 10% e tyre).

Ashtu si dhe në situata të tjera emergjence, personali mjekësor i angazhuar në vijën e parë është në rrezik jo vetëm në aspektin fizik, por edhe atë psikologjik, si për shembull “burn-out”, demoralizim, ankth. Përveç lodhjes fizike, shprehet një lodhje emozionale lidhur me ndjenjën e pafuqishmerise e pamjaftueshmërise së kurave të dhëna. Shumë punonjës të shëndetësisë pohojne se megjithëse ata kanë bëre më të mirën e mundshme, sëmundja fiton gjithsesi. Kjo pafuqishmeri i bën më të prekshëm ndaj fenomenit të burn-out, e në rastet më të rënda ndaj depresionit.
Veshtiresia më e madhe për mjeket është të komunikojne vdekjen e pazientit familjarëve, komunikim që zakonisht ndodh në telefon. Punonjësit e shëndetësisë shpesh ndjekin persona të cilëve nuk u njohin historine, sepse të sëmurët arrijne në kushte të rënda shëndetësore, me probleme frymëmarrje e nuk arrijnë të tregojnë asgjë nga vetja. E gjithe kjo ndodh në distanze për shkak te masave mbrojtëse. Shpesh jane të trishtuar tek shohin shikimet e deshperuara të pazienteve dhe vetmine e tyre në perballimin e kesaj sëmundjeje. Mund të zhvillojne ndjenja të forta të fajit e pafuqishmeri kur shohin pazientet të vdesin dita ditës, pa pasur mbështetjen e të afërmeve.
Mjeket qe më shume se një muaj përballen me këtë vuatje shpesh zhvillojne simptoma ankthi, pagjumësi, kane makthe e mendime të bezdisshme e të përsëritshme.
Gjithashtu, vihet re një ankth i vazhdueshëm, bashkë me frikën për tu sëmurur apo per t’ja trasmetuar sëmundjen familjarëve, kjo bën qe të veteizolohen nga pjesëtarët e tjerë të familjes për jave te tëra. Ky distancim nga familja con në një gjendje te vështirë emocionale. Ne disa raste sic pohon dhe mjekja Neurologe e intervistuar, Rubjona Xhani: – “Kjo gje nuk eshte e mundur sepse shpesh nje pjese e mire jetojne me prinderit e moshuar ose femijet e vegjel e kështu ndjenjat e frikës dhe e ankthit jane edhe më të mëdha. Cdo simptomë perceptohet si këmbane allarmi, duke rrezikuar kështu dhe anëtarët e familjes.”
Për momentin jo të gjithë kanë një ndihmë psikologjike, vetëm në disa raste ku spitalet janë organizuar më heret. Ne disa raste të tjera ofrohen shërbime psikologjike online, në distanze. Një pjesë e mire e tyre nuk kërkojnë ndihmë. Sic konfermon dhe mjekja jone jo të gjitha spitalet jane të organizuara në këtë aspekt.
– “Personalisht, kam miq e kolege të njohur psikologë të cilet më kanë shkruar e më janë gjendur pranë, por nga ana istititucionale kjo gjë nuk ka ardhur asnjëherë. Ne Itali situata është e tillë: sa më i vogel të jetë spitali, aq më të përshirë janë mjekët, edhe të specialiteteve të ndryshme në repartet e Covid-19, dhe aq më pak të organizuara janë spitalet në aspektin e kujdesit psikologjik të personelit. Shpesh nga frika se ndihen te dobët apo etiketohen si “të semure, të dobët psikologjikisht”, mjeket apo infermieret nuk kërkojnë ndihmë. Per fat të keq e vetmja mundësi duket marrja disa ditë raport mjekësor e te qëndresa në shtëpi per tu qetesuar, por prapë këto ditë jane të limituara në këtë periudhë. Janë të limituara dhe lejet. Ndjenja e fajit qe vjen, ndërkohë qe ti je në shtepi dhe koleget e tu ne fushe betejë, edhe frika se mund te gjykohesh si pertac, frikacak apo si nje person egoist… E vetmja rrugë që mbetet është ajo e të vetepushuarit nga puna. Po e degjuat mirë, të vetepushuarit nga puna. Vetëm në dy javet e fundit pesë kolegë të njohur të mi, të gjithë nën moshën 45 vjec të specialteteve të ndryshme por të përfshirë në Covid, janë vetëpushuar nga puna. Ndihemi të vetmuar, të izoluar nga e gjithë bota, të hedhur në beteje, por pa një mbeshtetje të vërtetë.
Une, si mjeke e re 32 vjecare, që jetoj në shtëpi vetëm me bashkëshortin tim, nuk jam në të njëjtën situatë me një koleg qe ka dy fëmijë të e vegjël qe nuk shkojnë më në shkollë, apo me ate qe jeton në shtepi me nënën 80-vjecare. Drejtuesit e spitalit nuk mund të mbajne të njëjtin qëndrim kundrejt situatave të ndryshme të punonjësve shëndetësore. Edhe midis kolegësh duhet të ketë pak më tepër mirëkuptim dhe bashkëpunim: nuk jemi të gjithë të forte njësoj per të përballuar këtë moment të vështirë!
Nëpërmjet procesit të out-reaching mund të bëhet e mundur që psikologet të arrijnë tek ta kur ndodhen në të njëjtin ambjent ose edhe ne distanze. Por sic thekson neurologja jo gjtihmone keto sherbime jane te njohura per mjeket nga ana e drejtuesve te spitalit.
Sherbimet e psikologjise online jane sigurisht shumë të nevojshme në këto momente, por më duket sikur nuk janë kaq te njohura nga ana jonë. Po të mos kisha shoqe psikologe, me të cilën kam folur shpesh për këto probleme, nuk do të kisha ardhur në dijeni të këtyre mundësive. Çfarë instrumentash mund të përdoren për të perhapur zërin dhe bere te mundur njohjen e këtyre shërbimeve, qe mbi të gjitha ofrohen dhe gratis? Mund t’jua nisim drejtorive të spitaleve? Të cilat në vend, që t’ju nisin punonjësve te tyre e-maile të tipit “do ju reduktohet rroga atyre që nuk punojnë më në repartet Covid, që nuk mund të merret më leje, apo që javës tjetër do fillojnë operimet në regjim te programuar” mund të na njoftojë që ekzistojnë edhe shërbime të tilla që sigurisht janë të domosdoshme në këtë periudhë qe po kalojmë.
Pjesa më e rëndësishme e punes së psikologëve në repart është ajo e të ndenjurit pranë mjekëve, sidomos në fund te turnit, kur jane të sfilitur e shpesh kane atake paniku ose të qara. Është e vështirë qe t’ju shpjegohet situata brenda në spital atyre qe janë jashtë. Mjekët bëjnë turne 12/14 orëshe, ne ambjente ku e dinë që mund të marrin sëmundjen, kjo do të thotë qe truri i tyre është në gjendje alarmi të vazhdueshme. Zhvillojne frikën e infektimit e shpesh ndihen në faj për faktin që provojne këtë frikë. Nga ana tjetër, mjekët kanë vënë në disposizion një humanitet qe shkon përtej ndjenjës së detyrës, pikërisht per këtë duhet të aktivizohen në të gjitha spitalet programe ndihme psikologjike.
Besoj jemi te gjithe dakort qe është e domosdoshme një ndihmë emocionale, psikologjike për personelin mjekësor. Jo vetëm njohja e rolit të tyre kyc në këtë situatë apo falenderimet publike që në këto ditë po marrin vazhdimisht, por edhe një njohje nga ana istituzionale dhe jo vetem lidhur me situatën e koronavirusit dhe emergjenzave ne pergjithesi.
Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të vazhdohet të ofrohet asistencë psikologjike kur pandemia të ketë mbaruar sepse në atë moment shumë prej tyre mund të zhvillojnë simptoma me të rënda, si ato të crregullimit të stresit post traumatik, por jo domosdoshmerisht.
Sigurisht që gjate jetës së tyre profesionale mjekët e infermierët kane pasur të bëjnë me eksperienza të një sëmundjeje vdekjeprurrese ose të një kure joefikase, por në këtë moment ka shume faktore qe janë jashtë kotrollit. Ajo që është e rëndësishme të punohet me mjekët është koncepti i të kujdesurit për pazientin që do të thotë se edhe nese terapia nuk e zgjidh problemin, ata mund të kujdesen për pazientin gjithsesi, duke i ndjenjur pranë e duke ju lehtësuar dhimbjet. Sic thote Patch Adams: “Kur kuron një sëmundje mund të fitosh apo të humbesh, nëse kuron një person, fiton gjithmonë”.