• FAQ
[email protected]
HealthFlex
×
  • Home
  • Chi Siamo
  • Blog
  • Contattaci

Vitamina D ne shendetin tonë gjatë COVID-19 – Inf. Erinda Biba

Vitamina D ne shendetin tonë gjatë COVID-19 – Inf. Erinda Biba
Aprile 23, 2020Erinda BibaCovid-19CoronavirusCovid-19koronavirusSARS-CoV-21

Mbas përhapjes së pandemisë shumë zakone kanë ndryshuar ne jetën tonë, një nga këto është edhe ekspozimi i trupit në diell. Trupi thith vitaminën D kryesisht përmes sintezës se tij në lekurë nën ndikimin e rrezatimit diellor ultravjollce, prandaj është dhe i njohur si vitamina e diellit.

Sa e rëndësishëm është vitamina D për organizmin tonë ?

Në vitet e fundit një numër i madh studimesh kanë nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm të vitaminës D në shëndetin e përgjithshëm të trupit. Ndikon në shëndetin tonë mendor pasi lidhet drejtpërdrejt me sistemin nervor dhe funksionin e tij. Është vërtetuar se ndihmon në parandalimin e frakturave te kockave ne rast rënieje, luan një rol të rëndësishem në forcimin e sistemit imunitar,kontrollin e sheqerit parandalimin e sëmundjeve serioze siç janë format e ndryshme të kancerit ,  sklerozës, e sëmundjeve psihiatrike. Ka një efekt domethënës në peshën e trupit dhe shpërndarjen e yndyrës. Studime  tregojnë se sa më shumë nivele të larta të vitaminës D3 të ndodhet ne trupin e njeriut, aq më shumë peshë dhe yndyrë humbnin njerzit nga vendet “e duhura”.

Cilat janë simptomatat e mungesës të vitaminës D?

Inf. Erinda Biba

Lodhja, letargjia dhe dhimbjet e muskujve janë vetëm fillimi i fazës së mungesës dhe pamjaftueshmërisë. Por simptomat mund të shfaqen dhe me kalimin afatgjatësisë së kohës ne formën  e stresit, e ankthit apo të depresionit, dhimbje kronike, dhimbje në nyje, paaftësi për tu përqendruar, dhimbje koke. Mungesa e tij çon në nivela të ulta të kalçiumit dhe të fosforit në gjak ,osteomacia dhe osteoporosi. Kur këto bëhen kronike, atëherë problemet rriten .

Cilat janë grupet me te rrezikuara me nivel të ulët të vitaminës D ?

Grupet qe kanë rrezikun më të madh janë : Njerëzit me ekspozim të zvogëluar në rrezet e diellit,foshnjat dhe fëmijët deri 5-vjec,të moshuarit ,gratë ne menopauz,njerëzit me lëkurë të errët,njerëzit me probleme me metabolizmin e yndyrës (p.sh. sëmundje të mëlçisë, kolit ulçerativ).

Nga mund të marrim vitaminën D?

Burimi kryesor i vitaminës D më i lehtë per tu përvetsuar dhe mbi te gjitha falas eshte dielli. Mund të marrim vitaminën në mënyrë tradicionale duke  ekspozuar trupin  në diell në ballkonet tona për 10-15 min nga ora 10 e paradites deri në orën 2 të drekës, kohëzgjatje që konsiderohet e mjaftueshme për ti krijuar trupit sasinë e nevojshme të vitaminës D. Majfton te ekspozojmë 18% të trupit (siç është pjesa e brëndshme e pëllëmbës, fytyra dhe këmbët). Sigurisht ekspozimi në diell në këto orë është me rrezik të madh për kancerin e lëkurës kështu që këshillohet ekspozimi i moderuar.

Një mënyrë tjetër që të marrim vitaminën D është ndërmjet ushqimeve qe kanë vitamin D siç është një familje e madhe e peshqëve me yndyrë si salmon, skubri, ton, kod, trofta, sardelet etj., por  gjithashtu vitamin D kanë edhe vezët (e verdha e vezës), mëlçia e viçit, karkalecat e detit, kërpudhat etj.

Për rastet kur vitamina D nuk është e mjaftueshme për nevojat e trupit për arsye natyrale të organizmit  mund të aplikohet terapi ne formën e suplementeve . Kjo terapi konsiderohet e sigurt  dhe nuk ka treguar efekte dytësore gjate kohezgjatjes së saj. Doza e rekomanduar e vitaminës varet nga mosha , nga niveli i saj në gjak dhe përcaktohet nga mjeku trajtues. Në pergjithësi kërkime të ndryshme kanë treguar se doza qe duhet të merret  është 800-1000 IU ne ditë per moshat nga 5 vjec e lartë,foshnjet nga 0-12 është 400IU ne ditë,per femijët ështe 400-800IU në ditë. 

Ne këtë periudhë qe përjetojme me epideminë COVID 19 të mundohemi të ndihmojmë imunitetin e organizmit tonë. Duke ditur qe izolimi na bën më të vështir të plotësojmë nevojat qe kemi me vitaminën D  vetëm me anën e diellit, të bëjmë përpjekje të ndihmojmë organizmin me anën dietike dhe suplimentare.

Comments

Billy Elvana Reply
Aprile 24, 2020

Grazie mille per l’informazione molto utile.Io sono una che da sei mesi prendo la Vita D, cioè Dbase ma purtroppo sono stata io di dover insistere ad andare a fare l’esame del sangue per vedere il nivello della vitamina nel sangue. Così ho tra virgolette obbligato il medico di famiglia perché non era d’accordo dicendomi che sono giovane e forte e di non avere bisogno cosa che poi e stata smentita dal referto .Io sono una persona che prendo tanto sole ho anche la fortuna di vivere in una citta dove c’è il mare e purè avevo carenza di vitamina D.
Ecco perché dico grazie perché tanti di noi non abbiamo informazioni e poi come popolo facciamo un po’ fatica andare dal medico se non abbiamo gravi problemi.
Grazie mille ancora per questa iniziativa e un buon lavoro a tutti voi!!

Add Comment Cancel


Articoli recenti

  • Kerkese per profesioniste ne sektorin e shendetesise – Richiesta profesionisti sanitari
  • Për të gjithë Mjekët dhe Infermierët Shqiptarë, me një diplomë të njohur në Itali
  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus
  • Kujdesi për sytë e fëmijëve – Dr. Eralda Hysenj
  • Stresi, sistemi imunitar dhe mjekësia bimore – Dr. Klodiana Dosti

Categorie

  • Covid-19
  • Uncategorized

Tag

amígdala ankth Coronavirus Covid-19 femijet frike hiperaktivizim hipoaktivizim koronavirus psikologji SARS-CoV-2 sistemi nervor autonom

MilanoMedical rappresenta un gruppo di specialisti medici milanesi di grande esperienza e professionalità che operano nei migliori ospedali e strutture mediche lombarde.

(+39) 0299248625

[email protected]

Via Meravigli 18, 20121 - Milano

Approfondimenti

  • Chi Siamo
  • Blog
  • Milano për Shqipërinë
  • Contattaci

Ultime Notizie

  • Kerkese per profesioniste ne sektorin e shendetesise – Richiesta profesionisti sanitari Apr 4

    Në vazhdim të periudhës së vështirë të krijuar nga Pandemia...

  • Për të gjithë Mjekët dhe Infermierët Shqiptarë, me një diplomë të njohur në Itali Feb 26

    Në kuadrin e bashkepunimit të Ministrisë së Shtetit për Diasporen,...

  • OBSH ndryshon udhezimet: mjaftojnë vetëm 3 ditë pa simptoma për ti rikthyer lirinë pacientëve pavarsisht ndikimit serioz që ka shkaktuar ky virus Giu 29

    Ministri Speranza: “Një ndryshim që mund të ndikojë në dispozitat...

Copyright © 2020 MilanoMedical. Tutti i diritti sono riservati.
MilanoMedical - Virtual Hospital Odv - C.F. 97868470150
Termini di Servizio - Privacy Policy
Questo sito web usa i cookie - tecnici e di sessione - per migliorare la vostra esperienza d'uso
Cliccando su un qualsiasi link della pagina, dai il consenso ad usare i cookie.
CookieOk
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Sempre abilitato
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
ACCETTA E SALVA